Sonte m’ pyete sa rëndon një endërr..

Doja me t’ tregu gjithçka, ama, s’ munda peshë me i ngrit fjalet.

Advertisements

Mund të shkruaj gjithcka,

Ama shoh vetëm hije që enden në pellgje ëndrrash duke pritur mëngjesin,

Mëngjeset e humbura të ditëve qe dritë mungesën kanë.
Për cdo gjë mund të shkruaja shpirt,

Për sendet që përgjithnjë s’ zgjasin,

për ne që kërkojmë veten ngado

E që prej shëmbëllimit trembemi.
Për cdo gjë mund të shkruaja, 

Njësoj si atëherë, njëjtë si tani

Se kurrgjë prej copa letrash s’ vjen

Të palexuara tani, njëjtë si përherë.

Njëjte janë indet e zërit tënd

Si vibrimet e kordave të mia

Që s’ reshtin së theni me vete

Jam gërme, më shqipto!
Njësoj si ti shiu i fund verës

Tinëz vjen si rastësisht

E vjedhurazi merr çdo grimë pluhuri

Që i rëndon lakimit të emrit tënd.
Po njësoj dhe heshtja mbrëmjeve

Si llogore ndjesish të reja

Ku armëulur pret çastin 

Që i embli armik të t’ pushtojë.

Sonte ti ike,

Pemet shkunden prej eres gjethet e fundit te ngelura,

Taksistet iu fryne duarve se ftohti duke ndezur te fundit cigare.
Une ika,

Sonte jo, por nje dite do t’ iki,

Larguar me shijen e buzeve te ndjesive

Qe ti deren iu perplase.
Te tuat buze, 

trena t’ndryshkun ne nje stacion t’ marresh,

Qe i pret duke mos ditur pse

Qe i do pa e ditur si.

Ti m’ ke fol,

ashtu gjysmash si ti di,

bisedë si grindje çiftesh në makina ku radio flet lajmet e ditës.

Një dite m’ ke fol por s’ kujtoj çfarë,

lumturuar prej lëvizjes së buzëve të tua

humba fjalët, tingujt, kohën

ku i dihet, mbase t’ kam humb dhe ty…

Për ty

Avionet do kishin mësu fluturimin n’ çdo pore t’ qiellit

Për të sjelle ata që s kan’ dash me ardh, por dikush i pret

Pritje, pa arsye, pa të drejtë

Si unë ty,

Që të gjej pa t’ humbur

E të humb pa t’ pasur.